Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, është në pritje të ëmbël dhe kësaj radhe të një djali.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Klodian Asllani, ndërkohë janë prindër të një vajze të quajtur, Khloe.
Derisa po shijon këtë periudhë të bukur, ajo vazhdimisht ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Zeshkania, që ka bërë një tërheqje prej vitesh nga muzika, ka realizuar një fotosesion të ri të mrekullueshëm.
Me fustan transparent e dekolte të hapur, 34-vjeçarja mori vëmendjen e të gjithëve.
Dukjen e kompletoi me një shirit rreth qafës blu sikurse ngjyra e fustanit e me një bishtalec të gjatë.
Pavarësisht se për publikun u bë e njohur si këngëtare, Zaimina prej shumë vitesh u fokusua në botën e biznesit si sipërmarrëse. /Telegrafi/