Telegrafi

Deklaron që e ka rrahur gruan: Klodian Duro përjashtohet nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”

Është skualifikuar menjëherë nga gara e Big Brother Vip Albania 3, ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro, pas deklaratës shokuese.

Ky veprim i menjëhershëm nga ana e produksionit erdhi si pasojë e një deklarate të rëndë që Klodian Duro bëri gjatë një darkë të mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Në shtëpinë e madhe ka ardhur një zarf i zi që është lexuar nga Egla Ceno, ku thuhej se pas deklaratës së mbrëmshme, Duro skualifikohet menjëherë nga gara.

@selinnn_o

BIG BROTHER VIP ALBANIA 3 #albania #bigbrothervipalbania #saragjordeni #romeoveshaj #juldeda #ledionlico #arbanaosmani #heidibaci #merishehu #horoskopi #donaldveshaj #borazemani #meritonmjekiqi #bigbrothervipkosova #klodianduro #chillzemer #best0ney3t

♬ original sound – SELIN

“Mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë e papranueshme që bie ndesh me rregullat e programit. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të mënjeherëshme Klodan Duron nga gara. Ju bëjmë thirrje të jeni shumë të kujdeshëm në deklaratat që bëni” – thuhej në zarf.

Kujtojmë që pas Prime-it, Duro teksa po hanin darkën tha se duhet të kenë kujdes nga ai, se kur ka rrahur gruan, s’do tja dijë për të tjerët.

Si pasojë e këtij incidenti, Klodian Duro u largua menjëherë nga shtëpia dhe ndërpreu pjesëmarrjen e tij në këtë sezon. /Telegrafi/