Një grua është arrestuar të martën në Gjakovë, pasi dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e një burri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 janar të vitit 2023.
“Gjakovë / 25.01.2023 – 20:00. Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur – i gjetur dhe deklarim i rremë”. /Telegrafi/