Telegrafi

Deklarohet Fjolla Morina: Vajza ime ka nënshtetësi amerikane, në rast se na ndodh diçka do reagojnë Ambasada dhe autoritetet e Amerikës

Fjolla Morina (Foto: Prive/YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa ditë që është kryefjala e mediave rozë.

Gjendja e shqetësuar që ajo ka shpërfaqur në rrjetet sociale, ka bërë që ajo të komentohet me të madhe në të gjitha mediat.

Si rrjedhojë është raportuar se e njëjta është shtruar në Klinikën Psikiatrike në QKUK, teksa pak ditë para se të ndodhte kjo, ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”.

Në këtë intervistë e cila u transmetua tek të dielën, këngëtarja e hitit “Fb” pati një apel për të gjithë publikun dhe madje u dërgoi mesazh edhe personave që ka tentuar t’i bëjnë keq.

Fjolla Morina (Foto: Prive/YouTube)

Shqetësimi më i madh përfshin vajzën e saj të vogël, Alayah, ku është shprehur se në rast se atyre iu ndodh diçka, atëherë keqbërësit do të kenë të bëjnë me autoritetet amerikane – kjo për shkak të nënshtetësisë së vajzës së saj.

“E kam çikën amerikane, atë ditë që më ndodh mua diçka reagon Ambasada e Amerikës. Atje prej Amerikës, motra ime (e cila jeton në Kaliforni) e bën denoncimin nëse më ndodh mua diçka”, deklaroi Fjolla.

E njëjta përndryshe ka theksuar se krejt zanafilla e gjendjes së saj të komplikuar lidhur me arrestimin e saj të famshëm në vitin 2020, ku e njëjta ishte zënë me armë në kufirin Kosovë-Shqipëri – dhe sipas këngëtares e gjitha kjo ka qenë një kurth nga ana e njerëzve të saj që dikur i konsideronte të afërt. /Telegrafi/