Menaxheri i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se nuk do të ketë negociata me Napolin për Gonzalo Higuainin.
U flitë më herët se Bianconerët janë të gatshëm të paguajnë 94 milionë euro që është edhe klauzola e lojtarit.
I pari foli presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, që tha nuk ka bisedime dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Marotta.
“Po, nuk ka bisedime për Higuainin”.
“De Laurentiis tha që ju nuk dëshiron ta paguani klauzolën? Do të thosha po, ashtu është. Absolutisht ashtu është”.
“Janë bisedime të mbyllura për tani. Nuk do të ketë bisedime me Napolin. Nuk do të shtoja asgjë”.
“A ka kërkuar Higuaini largimin? Pyeteni Napolin.
“A do ta zëvendësoj Juventusi Alvaro Moratan? Po do ta bëjë”, ka deklaruar Marotta. /Telegrafi/