Telegrafi

”Deklaratat e Zaevit janë dëmtim të marrëdhënieve me Rusinë”

Ka reaguar Ambasada e Rusisë në Maqedoni ndaj deklaratave të Zoran Zaev për shqetësim të Rusisë kur Maqedonia do të integrohet në BE dhe NATO dhe se ai është i rrezikuar me jetë që të likuidohet.

”Me habi nga intervista e Zoran Zaev dhënë për ”Antena-M” më 5 nënëtor, themi se ai na ka përmendur neve si rrezik për të. Këto deklarata ne i cilësojmë si të pabaza dhe janë të pakënaqshme për ne. Këto deklarata janë rrezik për marrëdhëniet mes dy shteteve, pra Maqedonisë dhe Rusisë. Në Maqedoni më herët kemi hasur vullnet për marrëdhënie korrekte mes shteteve por këto deklarata janë prishëse për marrëdhëniet tona” thuhet në deklaratën e Ambasadës së Rusisë në Maqedoni, njofton Kurir e përcjellë nga Telegrafi Maqedoni.

Rusia edhe më herët ka tentuar të ndikojë politikën ditore në Maqedoni duke kërcënuar me marrëdhëniet mes dy shteteteve. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev: Më kanë thënë se do të më likuidojnë! (Video)