Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka falënderuar eurodeputetin Igor Sholtes dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, për deklaratat e tyre rreth çështjes së liberalizimit të vizave.
Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qëndrimet e Sholtes dhe Fajon, janë për çdo respekt, ngase rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.
Postimi i plotë:
Dy qëndrimet e sotme, të Z. Sholtes dhe znj. Fajon, janë për çdo respekt, ngase, rikonfirmojnë qëndrimet tona, vizionin dhe besimin tonë, në punën dhe përkushtimin e përbashkët me BE-në dhe faktorët tjerë relevantë për liberalizim.
Ne presim nga Këshilli i Ministrave që të përdorin standarde të njëjta për çështjen e njëjtë, këtë e meritojnë qytetarët tanë. Madje, në rastin tonë, vlerat e BE-së, nuk presim të bien ndesh me vlerat e proklamuara, edhe për Kosovën! /Telegrafi/