Site icon Telegrafi

Deklaratat e Mourinhos pas humbjes: Chiellini dhe Bonucci në Harvard që të japin mësim për mbrojtjen, tripleta e Interit dhe mungesat e shumta

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur pas ndeshjes me Juventusin, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 1-0.

Ai e pranoi se Juventusi është një nivel më lartë dhe se duhet të luftojë me Valencian për vendin e dytë.

“Pas barazimit me Valencian ne e dinim se do të luanim për vendin e dytë dhe kështu do të jetë deri në fund”.

“Sonte ne luajtëm kundër një prej kandidatëve më seriozë për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe ata me meritë na mposhtën.

Jose Mourinho. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Bonucci dhe Chiellini ishin të jashtëzakonshëm, ata mund të shkojnë në Harvard që të japin mësim se si duhet të mbrohesh”.

Mourinho në minutat e fundit të ndeshjes, pati një moment me tifozët e Juventusit, duke i ngritur tre gishta larë.

“Ishte një përgjigje e qartë për koret e tyre për mua. Ata nuk kanë dashuri për mua dhe i kuptoj ata sepse momenti i tyre më i vështirë ishte fitimi ynë i tripletës tetë vjet më parë dhe kjo është në rregull”.

Jose Mourinho. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Me lojtarët dhe stafin teknik të Juventusit unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer, ata janë të gjithë super të sjellshëm dhe miqësor. Respekti im është total ndaj tyre”.

Trajneri portugez foli edhe për mungesat që kishte dhe mungesën e mbrojtësve që nuk u blen në afatin kalimtar veror.

“E vërteta është se unë kisha Sanchezin dhe Lingardin në tribuna, Fellaini ndoshta në shtëpi sepse nuk e pashë sonte. Në stol kam një 18 vjeçar që nuk ka luajtur kurrë. Kjo është e vështirë”.

Jose Mourinho dhe Max Allegri gjatë ndeshjes . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Arritja e niveleve të Juventusit, Barçës, Real Madridit dhe Manchester Cityt është e komplikuar në këtë mënyrë. Shikoni ekipin e Allegrit: fiton shtatë kampionate rresht dhe është ende i uritur, ai gjithmonë përmirësohet dhe merr Bonucci në mbrojtje. Lukaku nuk po ka rezultate? Nuk është në një moment të mirë dhe nuk ndërvepron mirë me ekipin, por ai është sulmuesi ynë dhe ne jemi të sigurt për rimëkëmbjen e tij”, e mbylli Mourinho. /Telegrafi/  

Exit mobile version