Site icon Telegrafi

Deklaratat e gjyqtarëve, Juventus – Milan shkon në gjykatë sportive

during the Serie A match between Juventus FC and AC Milan at Juventus Stadium on March 10, 2017 in Turin, Italy.

Një ndeshje futbolli, një nga klasiket e Italisë dhe jo vetëm, ka përfunduar në dyert e gjykatës.

Penalltia e akorduar nga gjyqtari në favor të bardhezinjve është “molla e sherrit”, që i ka kaluar kufijtë e Italisë. Ajo që ngjalli reagimin dhe irritimin e futbollistëve të Milanit, rezulton të jenë deklaratat kontradiktore të gjashtëshes së arbitrave.

Në fakt, rezulton se trajneri i Milanit, Montella u ka kërkuar gjyqtarëve të mësojë se cili prej tyre ka akorduar penalltinë dhe e ka marrë një përgjigje.

Gjyqtari i katërt konfirmonte se kishte qenë asistenti i portës që kishte tërhequr vëmendjen për prekje të topit me dorë. Por, vetë gjyqtari i portës interpeloi duke deklaruar se kishte qenë vetë kryesori ai që kishte vendosur për penalltinë.

Në të vërtetë, kryesori ishte tërësisht i mbuluar dhe nuk mund të shihte. Për këtë arsye janë dhënë deklarata dhe versione kontradiktore mes tyre, që kanë bërë që çështja të shkojë më tej.

Tashmë i është kërkuar prokurorit të drejtësisë sportive që të grumbullojë deklaratat e gjyqtarëve dhe dëshmitë me qëllim që të qartësojë korrektësinë e sjelljes së arbitrave në lidhje me deklaratat e lëshuara.

“Gjyqtari i futbollit është përgjegjës për të vendosur mbi vërtetësi dhe korrektësi në deklaratat që jep”, është një nga pikat e rregullores.

Tashmë çështja duhet të përfundojë në tryezën e Gjykatës Sportive. –

Exit mobile version