Site icon Telegrafi

‘Deklaratat e Bogoevskit në lidhje me Kontominas, nuk kanë të bëjnë me realitetin’

Deklaratat e ish-oficerit të zbulimit SLlobodan Bogoevski janë pretendime të pavërteta dhe joreale, tha Manolis Malelis ish-kreu i rafinerisë dhe shok i ngushtë i biznesmenit grek Dimitris Kontominas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Bogoevski: Kontominas më tha se e ‘ka në xhep’ Gruevskin

Dhjetë ditë pas kërkesës së televizionit Telma deri te Kontominas për reagimin pas intervistës së Bogoevskit në ‘Top Tema’, në të cilën ai është përmendur si i përfshirë në zgjedhjen e kryetarit Nikolla Gruevski si kryetar i OBRM-PDUKM, në vend të Kontominas Telma mori përgjigje nga Malelis.

Malelis, i cili punon si këshilltarë në grupin “Demko” të Kontominas, ka mohuar të gjitha akuzat e Bogoevskit lidhur me Kontominas, si dhe tezën se ai ishte i përfshirë në bisedime të fshehta për kontestin me emrin. Deklaratat e Bogoevskit se Kontominas ka sugjeruar Gruevskin si udhëheqës i ardhshëm i OBRM-PDUKM, sipas Malelis nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin. /Telegrafi/

Exit mobile version