Telegrafi

Deklarata të kundërta nga OBRM-PDUKM dhe Ministria e Drejtësisë për amendamentet për PSP-në

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, amendamentet për Ligjin për Prokurorinë Publike i ka dërguar mbrëmë pas përfundimit të TV duelit mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se deri në përfundimin e orarit të punës tek ata nuk kanë arritur amendamentet. Ndërsa ministrja e këtij dikasteri Renata Deskoska, përmes një postimi në Facebook tha se OBRM-PDUKM-ja i ka dërguar amendamentet me së paku katër orë vonesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga opozita maqedonase thonë se amendamentet janë dërguar në emailin privat të ministres Renata Deskoska, nga Toni Mekinovski, i cili udhëheq ekipin negociues të OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe, mbrëmë në debatin mes Zaevit dhe Mickoskit pati deklarata të ndryshme në lidhje me amendamentet për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin pritet të rregullohet edhe puna e Prokurorisë Speciale./Telegrafi/