Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konference të hënën, u shpreh se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, tregon brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ai bëri thirrje që të nxirren faktet sa më shpejt dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
E këtë deklaratë të Rutte, ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla e sheh si një sinjal se sulmi në Ibër-Lepenc është problem rajonal e jo i brendshëm i Kosovës.
Ajo në një postim në “X” ka shkruar se boshti i fortë ruso-serb po rrezikon gjithë evropën kontinentale.
“Deklarata e Sekretarit të NATO-s se sulmi terrorist mbi infrastrukturën kritike në veri të Kosovës muajin e kaluar nënvizoi brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor sugjeron se ky sulm është një problem rajonal (jo vetëm një çështje e brendshme e Kosovës). Kjo aludon me të drejtë se pas këtij akti qëndron Serbia!
Kjo deklaratë u bë dje gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq menjëherë pas diskutimit të situatës së vështirë në #Ukrainë pas sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së saj kritike”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut – prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit – u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.
Autoritetet kosovare janë duke e hetuar shpërthimin, për të cilin e akuzojnë Serbinë.
Serbia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se edhe vetë ajo po e heton këtë sulm. /Telegrafi/
THE STRONG RUSSO-SERBIAN AXIS IS ENDANGERING ALL OF CONTINENTAL EUROPE:
The statement by @SecGenNATO that the terrorist attack on critical infrastructure in northern #Kosovo last month underlined the fragility of stability in #WesternBalkans suggests that the attack is a… pic.twitter.com/GCTR4TXwq9
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) December 17, 2024