Site icon Telegrafi

Deklarata e Sara Gjordenit për Bardhin, pas përjashtimit nga “Big Brother Vip Albania”

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” Sara Gjordeni u përjashtua nga gara, pas konfliktit me Françeskën dhe po komentohet shumë për këtë.

Sara është e lidhur tashmë me Bardhin, i cili po vazhdon lojën brenda në shtëpi, pa të dashurën e tij.

Lexo po ashtu “A do ta presësh Bardhin jashtë” – Përgjigjet Sara Gjordeni pas përjashtimit nga BBVA

Ish-konkurrentja bëri një reagim në llogarinë e saj në Instagram, duke dhënë shpjegim për veprimet e saj drejt Françeskës, por përveç kësaj, ajo dha edhe një deklaratë edhe për Bardhin, të cilin tashmë po e quan “Baba të fëmijëve”.

Lexo po ashtu Përjashtohet nga Big Brother: Vjen reagimi i menjëhershëm i Sara Gjordenit

Sara në InstaStory shkroi: “Sa për Bardhin, është djali më burrë aty brenda! Babai i fëmijëve të mi dhe askush i tretë nuk do të lejohet të bëhet kurrë shkak i një ndarjeje, sepse çfarë ndiejmë unë dhe ai, atë e dimë vetëm ne”.

Më tutje ajo tha: “Njerëzit të cilët kanë besuar tek ne, ruajnë një vend të veçantë në zemrën time dhe ju përulem për mbështetjen që na paskeni dhënë kur isha në shtëpi.

Sara gjithashtu kur arriti në studio, pas daljes nga shtëpia, deklaroi se do ta presë Bardhin jashtë. /Telegrafi/

Foto: Sara Gjordeni/Instagram

 

Exit mobile version