Site icon Telegrafi

Deklarata e Ronaldos ‘ndez’ debat: Nëse Egli s’do ishte posesive, do ishte ende me Olsi Bylykun

Një deklaratë e Ronaldo Sharkës ndezi studion e Fan Club, ku diskutohen të gjitha ngjarjet e Big Brother VIP Albania 4.

Derisa në studio ishte i ftuar aktori Visjan Ukcenaj, mik me Olsi Bylykun, gazetari befasoi me fjalët.

Ronaldo tha që nëse Egli Tako nuk do të ishte posesive, do të ishte sot me Olsin, me të cilin pati një lidhje pesëvjeçare.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nëse Egli nuk do të ishte posesive dhe do të ishte e dashura perfekte, sot do të ishte me Olsin dhe jo në Big Brother si vajza që dashurohet me Gjestin”, tha ai.

Aktori i programit “Portokalli” reagoi menjëherë duke mos u pajtuar me këtë që tha Sharka.

“Çfarë nuk kanë bërë poshtë jorganit”, Livia e ashpër me deklaratën e Jozit: Po mendoj ta denoncoj
Lexo po ashtu “Çfarë nuk kanë bërë poshtë jorganit”, Livia e ashpër me deklaratën e Jozit: Po mendoj ta denoncoj

Sidoqoftë, raporti i Eglit me Gjestin ka mbetur pezull dhe tani dyshja po mbajnë distancë me njëri-tjetrin.

Vlen të ceket se kanë ngelur edhe pak javë deri në përfundim të edicionit të katërt. /Telegrafi/

Deklarata që ndezi studion: Nëse Egli s'do ishte posesive, do ishte ende me ish-in! - Fan Club

Exit mobile version