Telegrafi

Deklarata e pamëshirshme e Goretzkas për Messin: Pse të ndihem keq për të

Bayern Munich fitoi 8-2 ndaj Barcelonës për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët u treguan të pamëshirshëm ndaj Blugranasve, pasi edhe pse kishin siguruar një epërsi bindëse, nuk ndaluan me gola.

Të pamëshirshëm, lojtarët e Bayern Munichut u treguan edhe me deklaratat e tyre, siç është rasti i Leon Goretzkas.

Lojtari gjerman kishte thënë më parë se Lionel Messi ishte idhulli i tij në fëmijëri, mirëpo mbrëmë nuk u ndje keq që pa argjentinasin në atë gjendje.

“Gjendja e Messit? Jo, nuk u ndjeva keq, ishte në të vërtetë një argëtim i madh”, ka shtuar më tej Gortzka.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk dukej mirë që nga pjesa e parë, kur Barcelona kishte filluar të turpërohej nga Bayerni. /Telegrafi/