Site icon Telegrafi

Deklarata e militantëve të Hamasit: Na ofruan 10 mijë dollarë dhe apartament për rrëmbimin e izraelitëve

Në një video të publikuar nga Autoriteti i Sigurimeve të Izraelit (ISA), terroristët e Hamasit thanë se atyre u ishte premtuar kompensim monetar dhe një apartament për rrëmbimin e civilëve izraelitë.

Në videon e publikuar, militantët e Hamasit pranojnë përfshirjen e tyre në sulmin vdekjeprurës në jug të Izraelit më 7 tetor, transmeton Telegrafi.

Ata pretendojnë se Hamasi u kishte premtuar para të majme për pengmarrje në Izrael, që do të duhej të dërgoheshin në Gazë.

https://www.youtube.com/watch?v=LoxIxrIV91A&ab_channel=ANINews

“Ata që rrëmbejnë dhe marrin pengje dhe i dërgojnë në Gazë, marrin shpërblime prej 10 mijë dollarësh dhe një apartament”, thonë militantët e Hamasit në video.

Lexo po ashtu Gruaja që ishte mbajtur peng nga Hamasi përshkruan se si u rrëmbye dhe u fut në një 'rrjet të madh' tunelesh – kritikon autoritetet në Izrael

Njëri prej tyre gjithashtu thotë se instruksione të ngjashme i kanë dhënë edhe atij – që të rrëmbej sa më shumë gra të moshuara dhe fëmijë.

Nga ta u kërkua edhe të “pastrojnë shtëpitë dhe rrëmbejnë dhe marrin sa më shumë civilë”, tha njëri prej tyre.

“Qeni i asaj (viktimës) doli dhe e qëllova. Trupi i saj qëndronte në dysheme, e qëllova edhe atë. Komandanti bërtiste në mua se po shpenzojë plumba në kufoma”, tha ndër tjera në videon e publikuar më poshtë njëri nga militantët e Hamasit.

Lexo po ashtu Më shumë se 2,000 fëmijë të vrarë në Gaza - mjekët paralajmërojnë se mungesa e karburantit është 'një dënim me vdekje' për banorët atje

Një tjetër pranoi se kishte djegur dy shtëpi gjatë sulmit.

“Kemi përfunduar atë për çka kishim shkuar të bëjmë dhe më pas dogjën dy shtëpi”, shtoi ai.

Nga ISA është bërë e ditur se derisa militantët ishin në terren, komandantë e tyre nga krahu ushtarak i Hamasit janë fshehur dhe nga distanca kanë dhënë instruksione. /Telegrafi/

Exit mobile version