Telegrafi

Deklarata e Kurtit për shkëmbimin e territoreve, Haxhiu: Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër Thaçit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “po hedh gurë” mbi ish-presidentin Hashim Thaçi kudo që i jepet mundësia.

Këtë deklarim ai e ka bërë pasi Kurti të shtunën në Forumin e Paqes në Paris, ka folur lidhur me shkëmbimin e territoreve projekti i të cilit ka thënë se ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Ai po ashtu është shprehur se ideja e shkëmbimit territorial ka ardhur nga një nga paraardhësit e tij.

Lexo po ashtu Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Projekti ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur - liderët autoritarë flisnin për tokën si të ishin prona private

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti Haxhiu, duke thënë se “Serbia dhe Albini e kanë të njëjtin mllef ndaj Thaçit”.

“Bashkëpunuan me djallin, sponsorizuan raporte dhe dërguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime  nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i jepet mundësia”.

“Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerëve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”! Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/