Site icon Telegrafi

Deklarata e fortë e gazetarit: Policia fshehu ngjarjen e gurores, reagoi pas videos

Policia ka bllokuar guroren në fshatin Borizanë të Krujës pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja nga fisi Rraja.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë në këtë subjekt deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij. Po ashtu u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

Gazetari Igli Çelmeta tha për Euronews Albanian se, fillimisht ngjarja u raportua nga policia si një konflikt i rëndomtë dhe vetëm pas daljes së videos që tregonte dhunën barbare ndaj anëtarëve të fisit Maja nisën lëvizjet.

Lexo po ashtu Analistët: Ndryshimi në qeveri pas dhunës në Fushë Krujë, vetëm maja e ajsbergut

“Gurorja nuk është mbyllur, është bllokuar përkohësisht. Ka dy bashkëpronarë, por është në pronësi të fisit Rraja. Videoja është filmuar nga vetë Rrajat dhe ka dalë prej tyre person pas personi deri sa ra në dorë të medias. Policia e ka bërë njoftimin zyrtar pas 6 orësh”, tha gazetari.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00, e kam kontaktuar policinë në orën 16:00 dhe policia e fshehu ngjarjen. Nëse nuk do ishte publikuar videoja nuk do bënte bujë. Policia e raportoi vetëm si një konflikt banal. Vetëm pas këmbënguljes së medias dhe publikimit të videos nga media reagoi policia, por përsëri fshehu disa persona të përfshirë në ngjarje, njëri prej tyre djali i ish-deputetit të PS”, shtoi gazetari. /Telegrafi/

Exit mobile version