Leonardo Bonucci pas ndeshjes ku Juventusi fitoi ndaj Cagliarit (2-0), ku njërin e gol e shënoi Moise Kean, e që ishte pre e thirrjeve raciste, mbrojtësi tha se faji është 50/50.
Ai tha se lojtari duhet të festojë më shokët kur shënon gol.
“Kean e di se kur ai shënon një gol, ai duhet të përqendrohet në festim me shokët e tij. Ai e di se mund ta kishte bërë diçka ndryshe”.
“Kishte sulme raciste pas golit, Blaise i dëgjoi dhe u zemërua. Unë mendoj se fajësi është 50-50, sepse Moise nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë dhe Curva (tifozët ultras) nuk duhet të kishte reaguar në këtë mënyrë”.
“Ne jemi profesionistë, duhet të japim shembullin dhe të mos provokojmë askënd”, kishte thënë Bonucci.
Kjo deklaratë ka nxitur komentet të shumta të lojtarëve me ngjyrë. Raheem Sterling ka reaguar në Instagram, për deklaratën e Bonuccit.
“E gjitha çfarë mund të bësh është të qeshësh”, shkroi ai.
Giorgio Chiellini e vlerësoi lart me nota të larta Kean, duke e quajtur si e ardhmja e futbollit italian së bashku me Nicolo Zaniolon, Federico Chiesa dhe Nicolo Barellan.
Pogba, Matuidi dhe Raiola, po ashtu kanë dhënë deklarata duke i dal në mbrojtje lojtarit. /Telegrafi/