Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Delawie përmes një deklaratë për media i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë në Kosovë të hetojnë këtë rast me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë.
Ambasada amerikane ka ftuar të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe ta ruajnë qetësinë në këtë periudhë të ndjeshme.
” Nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbesin të qetë në këtë kohë të ndjeshme, dhe të ripërkushtohen për të vazhduar punën drejtë normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetëve të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, thekson Delawie. /Telegrafi/