Telegrafi

‘Deja-Vu’: 17 prill dhe 17 gusht, VAR-i anulon golat e Cityt në fund të ndeshjes ndaj Tottenhamit

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Në kryendeshjen e javës së dytë në sezonin e ri në Ligën Premier, Manchester Cityt iu anulua një gol kundër Tottenham Hotspur në minutat shtesë, pasi paraprakisht ishte prekur topi me dorë.

Kampioni i Ligës Premier ishte dy herë në epërsi, ndërsa Spursat barazuan dy herë. Gabriel Jesus, i cili u inkuadrua nga banka rezervë, arriti të shënonte në fund të takimit, por pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua, sepse paraprakisht Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man City

Diçka e ngjashme me atë që ndodhi sot (17 gusht), Cityt i kishte ndodhur edhe më 17 prill në Ligën e Kampionëve, pikërisht kundër Tottenham Hotspurit.

Asokohe, Raheem Sterling thuajse e dërgoi Cityn në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kjo për faktin se gjatë ndërtimit të aksionit, Sergio Aguero ishte në pozitë jashtë loje dhe me vendim të VAR-it, goli u anulua. /Telegrafi/