Në kryendeshjen e javës së dytë në sezonin e ri në Ligën Premier, Manchester Cityt iu anulua një gol kundër Tottenham Hotspur në minutat shtesë, pasi paraprakisht ishte prekur topi me dorë.
Kampioni i Ligës Premier ishte dy herë në epërsi, ndërsa Spursat barazuan dy herë. Gabriel Jesus, i cili u inkuadrua nga banka rezervë, arriti të shënonte në fund të takimit, por pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua, sepse paraprakisht Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë.
Diçka e ngjashme me atë që ndodhi sot (17 gusht), Cityt i kishte ndodhur edhe më 17 prill në Ligën e Kampionëve, pikërisht kundër Tottenham Hotspurit.
https://twitter.com/STREQM1/status/1162792267402420226
Asokohe, Raheem Sterling thuajse e dërgoi Cityn në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Kjo për faktin se gjatë ndërtimit të aksionit, Sergio Aguero ishte në pozitë jashtë loje dhe me vendim të VAR-it, goli u anulua. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TuHtoP-lJl0