Ryan Carter nga Britania e Madhe, pësoi lëndime të konsiderueshme, derisa përpiqej t’i kalonte rrethojat metalike të një stacioni treni.
Meqenëse ishte shumë i dehur, ai goditi shufrat me fytyrë, duke bërë që miqtë e tij të qeshin me zë, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk i mjaftoi të riut që kishte veshur një xhemper me motivet e festave të fundvitit, pasi ra me kokë kur doli në anën tjetër.
“Është morali tij që u dëmtua më së shumti”, ka qenë një prej komenteve, lidhur me ngjarjen që po shpërndahet edhe për të ngritur vetëdijen, se si nuk duhet vepruar. /Telegrafi/
https://youtu.be/AmpdcvISw4k