Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, mbrëmë rreth orës 20:45 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani’’ është një rast i dhunës në familje .
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet A.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së të tij .
I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/