Telegrafi

I dehur u fut në aeroplan dhe sulmoi stjuardesat, burrin nga Rusia e lidhin për karrige me shirit ngjitës

Dramë e vërtetë është zhvilluar gjatë fluturimit të një aeroplani të aviokompanisë ruse S7, që po udhëtonte nga Mineralni për në Novosibirsk në Rusi.

Një pasagjer rreth të 50-ve ishte shfaqur i dhunshëm me stjuardesat dhe insistonte të “bisedonte” me pilotin – më saktësisht dëshironte të futej në kabinën e pilotit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pasagjerët u munduan ta qetësojnë, por pa sukses. E duke parë se nuk kishin zgjidhje tjetër ata e lidhën për ulëse me shirit ngjitës, ndërsa videoja e publikuar më poshtë shihet se si pasagjeri bërtet dhe fyen të tjerët në aeroplan.

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Brendshme, ka deklaruar se ai më pas është dërguar në stacionin e policisë, por edhe atje kishte vazhduar të shfaq shenja dhune.

“Është munduar të sulmojë policët kujdestarë”, thuhet në raportin e policisë ruse.

Gjithashtu thuhet se burri ishte i dehur para se të futej në aeroplan. Kurse një dëshmitar ka deklaruar se ai është sjellë në fluturake si “ari”. /Telegrafi/