Një person është arrestuar në fshatin Vrellë të komunës së Istogut, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policor.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 00:15.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policorë, të cilët ishin në kontrollim të lokaleve afariste”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/