Një person është arrestuar pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit i ishte prezantuar viktimës si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepave të rrobave dhe në trup.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Skenderaj.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”.
“Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit viktimës mashkull kosovar i ishte prezantuar si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepa të rrobave dhe në trup. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/