Telegrafi

I dehur, pa patentë e pa regjistrim të automjetit, ndalohet shoferi në autostradë

Një person është kapur nga Policia e Kosovës duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, pa patentë shoferi dhe pa regjistrim të automjetit.

“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në  trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Atij i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik, e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura.

Gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.

Policia e Kosovës thotë se me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave ndaj kundërvajtësve që rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.