Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit e ka kanosur ish-bashkëshorten.
Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan, rreth orës 18:30.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/