Telegrafi

I dehur kanosi pronarin e një qebaptoreje dhe klientët, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur pronarin e një qebaptoreje dhe klientët që ishin brenda.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te lokali – qebaptorja pronë e viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte kanosë së bashku me klientët që kishin qenë brenda.

I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja me alkotest e cila ka rezultuar 0.91 promil”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/