Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur pronarin e një qebaptoreje dhe klientët që ishin brenda.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te lokali – qebaptorja pronë e viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte kanosë së bashku me klientët që kishin qenë brenda.
I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja me alkotest e cila ka rezultuar 0.91 promil”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/