Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, një person në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në një lokal.
I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike, 69 fishekë dhe 4 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/