Policia në Istog ka arrestuar një të dyshuar i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas ka shkuar tek Kuvendi Komunal-Istog, me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit, por është ndaluar nga personat përgjegjës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në 14:25.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit: “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë kal. 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim