Dy anëtarët e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi kanë shkruar mendim të ndarë nga vendimi i Komisionit, i cili dje konstatoi se Nikolla Gruevski është diskriminuar gjatë procedurës gjyqësore për lëndën “Tanku”.
Anëtarët Irfan Dehari dhe Bekim Kadriu, thonë se venimi i Komisionit është politik dhe se vendimi është sjellur të hënën (5 nëntor) dhe jo të enjteve kur zakonisht mbahen seanca, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në mendimin e shumicës, problematike është baza për diskriminim. Diskriminimi çdo herë ndodh në bazë të diçkaje, si përkatësia etnike, gjinia, orientimi seksual, mosha, statusi familjar, statusi shëndetësor e tjerë. Ndërsa shumica e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi mendon se ka pasur diskriminim mbi bazën e “statusit personal dhe shoqëror””, thonë Dehari dhe Kadriu.
Sipas tyre, kjo bazë nga shumica e Komisionit është përdorur duke e ditur se nuk ka pasur baza tjera.
Përndryshe, Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi i cili udhëhiqet nga Aleksandar Dashtevski i OBRM-PDUKM-së, dje njoftoi se Nikolla Gruevski është diskriminuar gjatë procedurës gjyqësore për lëndën “Tanku”, në të cilën ish-kryeministri u dënua me dy vite burg./Telegrafi/