Alba Vukaj ka biseduar së fundmi me Gani Gërminë për ofendimet që ky i fundit ia bëri banores Linda Halimi.
Debati i tyre degradoi aq shumë saqë përmendën edhe familjen e njëri-tjetrit.
Teksa po flisnin rreth kësaj çështje, Alba tha se nuk duhet të sillet në atë mënyrë me këngëtaren.
“Nuk duhet me e degradu muhabetin Gani, e ke degraduar me Lindën. Çfarë kam dëgjuar me Lindën, e ke degraduar muhabetin”, iu drejtua Alba, Ganisë.
Gazetari e humoristi në anën tjetër vazhdoi: “Jam lutur që të mos ma përmend familjen. Prej sikletit, prej kiametit më ka ulur në tokë. Në spektakël ma përmendi edukatën familjare timen që unë e di si më kanë rritur, e çfarë kanë bërë për mua. Të lutem. Për atë u hakmerra”.
Ganiu më pas pranoi se nuk do t’i kërkojë falje Lindës, pa e bërë ajo një gjë të tillë.
“Kur më kërkon Linda falje mua për ofendimet, edhe unë i kërkoj asaj”, u shpreh në fund ai. /Telegrafi/