Kjo grua u shokua kur hapi bagazhin e veturës.
Dëgjimi i zhurmave që vijnë nga diku në veturën tuaj mund të jetë e tmerrshme, veçanërisht nëse jeni duke udhëtuar vetë.
Është e natyrshme të dëshironi të ndaloni automjetin dhe të gjeni burimin e zhurmës, por kjo mund të jetë e frikshme nëse jeni vetëm – pasi nuk e dini kurrë se çfarë mund të vije drejt jush.
Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një gruaje që po bëhet virale pasi ndau historinë e saj në TikTok, përcjell Telegrafi.
@pakistaniprincessx probs the worst thing to happen ever @Tiegan Madison ♬ original sound – Iyla💓
Tingulli misterioz i gërvishtjes që vinte nga bagazhi i veturës së saj e la atë aq të frikësuar, saqë iu desh t’i shkruante shoqes së saj për mbështetje.
Kur shoqja e gruas mbërriti, ajo filloi të filmonte skenën në mënyrë që të mund të kapte pamjet e çdo gjëje që kishte aty brenda.
Klipi kap momentin kur ajo e hap bagazhin dhe sheh një mi që kërcen pas disa çantave. /Telegrafi/