Administratorët qeveritar që e udhëheqin njësinë spanjolle të një banke të Andorrës, të cilët akuzohen për pastrim parash thonë se ata i kanë pezulluar operacionet dhe e kanë paraqitur kërkesën për mbrojtje nga falimentimi.
Banka qëndrore e Spanjës thotë se tërheqjet e shumta të parave nga klientët e “Banco de Madrid SA”, e ka nxitur kërkesën për mbrojtje nga bankrotimi, raporton Associated Press.
Banka ka klientë që janë shumë të pasur ndërsa është pronë e “Baca Privada d’Andorra”.
Banka e Andorrës konsiderohet si “shqetësim kryesor për pastrim parash” nga Departamenti amerikan i Thesarit, javën e kaluar.
Shefi ekzekutiv i kësaj banke është arrestuar të premtën ndërsa pritet të paraqitet në gjykatë gjatë kësaj jave në shtetin e vogël në malët e Pirineut, që gjendet në mes të Spanjës dhe Francës. /Telegrafi/