Telegrafi

Defekti në pompën e karburantit, BMW tërheq veturat edhe nga Amerika

Kompania BMW ka tërhequr nga tregu i Amerikës Veriore disa nga modelet e saj për shkak të defektit në pompën e karburantit.

Modelet e tërhequra janë: 228i Coupe (i vitit 2014), M235 Coupe, 320i, 320xi, 328i, 328xi, 335i, 335xi, ActiveHybrid 3, 328xi Sports Wagon, 428i, 428xi Coupe, 435xi Coupe, 428i Cabrio, 428xi Cabrio, 435i Cabrio, 328xi Gran Turismo dhe 428i Gran Coupe (i vitit 2015), 428xi Gran Coupe dhe 435i Gran Coupe.

Defekti potencial është brenda pompës së karburantit, i cili mund të çojë në anulimin e saj, transmeton Koha.net.

Nëse ndodh anulimi i pompës, veturat do të mbeten pa paralajmërim, dhe kështu do të rritet rreziku për aksidente.

Kompania BMW do të njoftojë të gjithë pronarët dhe tregtarët në lidhje me zëvendësim të pompës së karburantit pa pagesë.

Tërheqja e veturave fillon në fund të këtij muaji.