Telegrafi

Defekti në aeroplanin qeveritar detyron kryetarin Ivanov të kthehet në Shkup duke përdorur linjë komerciale

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov do të kthehet nga Sarajeva për në Shkup me aeroplan komercial, për shkak të defektit që ka pësuar aeroplani qeveritar, me të cilin kryetari fluturoi për në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë verifikimit të rregullt të aeroplanit, është hasur defekti në njërën nga invertorët që e kthen rrymën nga 24 në 115 Volt, bën të ditur agjencia e lajmeve AIM.

Për këtë shkak, kryetari do të kthehet në Shkup, përmes Stambollit, duke shfrytëzuar linjat komerciale të aeroplanëve.

Kujtojmë se ish-kryetari i Maqedonisë, Boris Trajkovski, humbi jetën nga përplasja e aeroplanit të tij, pikërisht në Bosnjë e Hercegovinë, në vitin 2004. Ende konsiderohet se ka paqartësi në raportin zyrtar të aksidentit të aeroplanit të tij./Telegrafi/