Site icon Telegrafi

Defekt në ashensor, humb jetën 58-vjeçari në Tiranë

Një 58-vjeçar, për të cilin familjarët kallëzuan të shtunën në polici se nuk ishte kthyer në shtëpi ka humbur jetën.

Ai ishte në ashensorin e një pallati në ndërtim, kur për shkak të një defekti ai ra nga kati i parë në minus një.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./euronewslbania/

 

Exit mobile version