Aplikacioni i inteligjencës artificiale DeepSeek nga Kina u ndalua në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në Itali, pasi autoriteti i mbrojtjes së të dhënave i këtij shteti kërkoi detaje rreth përdorimit të të dhënave personale.
Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave i Irlandës gjithashtu kërkoi informacione rreth përpunimit të të dhënave të përdoruesve irlandezë nga DeepSeek, shkruan reuters.
Regullatori italian nisi një hetim për të siguruar se aplikacioni po përputhet me rregullat e GDPR-së, duke u përqendruar në mbledhjen e të dhënave, ruajtjen dhe masat e sigurisë për përdoruesit e mitur.
DeepSeek vazhdoi të funksiononte për përdoruesit që kishin shkarkuar tashmë aplikacionin dhe mbeti i qasshëm në shtete të tjera të BE-së.
Ndërkohë, Gjermania po monitoron aplikacionet e inteligjencës artificiale për ndërhyrje të mundshme para zgjedhjeve të saj kombëtare. /Telegrafi/