Telegrafi

Dedikimi i Timberlake për gruan: Më bën të ndihem një person më i mirë

Le të bëhemi pak romantikë. Justin Timberlake ka zgjedhur një mënyrë shumë të bukur për të uruar të bashkëshorten e tij.

Ai ka postuar një foto së bashku me Jessica Biel duke e puthur me një dedikim shumë të bukur përkrah. Jessica Biel ka festuar 35-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar nuk mund të mungonte një dedikim i ëmbël nga bashkëshorti i saj.

“Ti më bën të qesh. Ti më bën të buzëqesh. Ti më bën të të dua. Ti më bën që unë të jem një person më i mirë”, ka shkruar bashkangjitur postimit të tij Timberlake.

Dedikimi i Timberlake për ditëlindjen e gruas.

Ai ka vijuar më tej, duke shkruar: ” Dua të të them që nuk ka më të mirë se ty… Tani, unë e di që është më mirë të jesh me fat sesa i mirë. Nëse më pyesin se kush është mashkulli më me fat në botë, ju them që jeni duke e parë atë. Gëzuar ditëlindjen zemra ime”.