Ish-vokalisti i grupit “Oda” si dhe babai i kënëgtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka bërë një reagim pas vdekjes së regjisores Vjosa Berisha.
Në një postim të hedhur në Instagram, ai është shprehur i mërzitur për ndarjen nga jeta të mikes së tij.
“Mikja jonë e bukur na la sot. Ota do të na mungosh shumë”, nis shkrimin Lipa.
“Ti do të kujtohesh gjithmonë për forcën, kreativitetin, pasionin dhe miqësinë. Dashuri për familjen”, tha më tej ai.
Vjosa ndërroi jetë ditën e djeshme (23 qershor) ndërkohë që ishte duke u trajtuar në spitalin University College Hospital në Londër.
Lajmin për vdekjen në rrjete sociale e konfirmoi bashkëshorti i saj, producenti Fatos Berisha.
E ndjera ishte diagnostikuar me kancer në vezore që nga marsi i vitit 2021. /Telegrafi/