Telegrafi

Dedikimi i J.Lo në njëvjetorin e martesës me Ben Affleck

(Foto: Getty/Instagram/jlo)

Jennifer Lopez ka pasur shumëcka për të festuar së fundmi. Të dielën, aktorja dhe këngëtarja ka shënuar njëvetorin e martesës me aktorin dhe filmbërësin, Ben Affleck.

Në prill të vitit 2021, çifti i famshëm rikthyen dashurinë e tyre të filluar në vitin 2002 (e të ndërprerë me ndarje në vitin 2004) duke e kurorëzuar me martësë luksoze më 20 gusht 2022 në pronën e tyre në Savannah të Georgias.

J.Lo ka bërë një dedikim në formë poezie në rrjetet sociale për ta kuajtuar datën e rëndësishme të çiftit të famshëm hollivudian.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez nuk ndalet, në moshën 54 vjeçare vazhdon të befasojë me pozat dhe paraqitjet me bikini

“I dashur Ben/E ulur këtu vetëm/Duke shikuar unazën time /Ndihem e pushtuar/Më bën të dua të këndoj/Si përfunduam këtu/Pa kthim prapa/Kjo është jeta ime…”, janë vargjet e 54-vjeçares.

Postimit ia ka bashkëngjitur hashtagët: ‘DearBenPartII’ dhe ‘ThisIsMeNow’. “This Is Me… Now” është albumi i ri (i nënti) i Lopez, ndërsa “Dear Ben II” është njëra prej këngëve.

Këngëtarja e lansoi albumin “This is Me…Then” në vitin 2002, ku përfshinte një këngë dashurie dedikuar Affleckut të titulluar, “Dear Ben” dhe tash kur e kanë rigjetur dashurinë, ka zgjedhur tituj që lidhen me të kaluarën. /Telegrafi/