Telegrafi

Dedikimi emocionues i Georginës për Ronaldon

SANTA CRUZ, MADEIRA, PORTUGAL - MARCH 29: Cristiano Ronaldo and his girlfriend Georgina Rodriguez attend during the ceremony at Madeira Airport to rename it Cristiano Ronaldo Airport on March 29, 2017 in Santa Cruz, Madeira, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që ka fituar pesë Liga të Kampionëve.

Real Madrid gjatë fundjavës ka triumfuar në finalen e garës më prestigjioze evropiane të futbollit kundër Liverpoolit me rezultat 3-1.

Kjo ka bërë që të emocionohet edhe e fejuara e portugezit, Georgina Rodriguez e cila i ka dedikuar disa fjalë njeriut me të cilin ka një fëmijë.

Ajo në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram ku duken së bashku me CR7 dhe djalin e tyre i ka bashkangjitur edhe një shkrim.

“Kampioni ynë. Ti e meriton sepse na lumturove të gjithëve! Ishin në ankth të dy por tani e kemi kupën. Siguria jote dhe puna që ti bën bëri që t’ia arrijë. Kjo sepse edhe kur vjen nga stërvitja, ëndrra dhe pasioni yt të bëjnë që të punosh edhe në shtëpi. Ti nuk kënaqesh asnjëherë dhe nuk të duket mjaftueshëm e kjo të bën të jesh ai që je sot. Je një shembull për të gjithë botën. Të duam”, tha bukuroshja.

Lexo po ashtu Fejohet Ronaldo, i blen unazë 700 mijë euroshe Georginës

Ndryshe, dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Allena Martina. /Telegrafi/