Site icon Telegrafi

Dedikimi emocionues i Adelinës për motrën e saj të vogël, Zanfinën (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili këto ditë ka qenë mjaft e përfolur në media.

Ajo është duke u përgatitur për performancën e saj në Festivalin e RTSH-së, ku do të jetë e ftuar speciale në një netët e festivalit.

Adelina Ismaili

Diva ka bërë të ditur gjithashtu se do të jetë pjesë edhe e një prej episodeve të serialit “O Sa Mirë”.

Ajo vazhdon të jetë ndërkohë edhe shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili rikthehet si aktore, publikohen pamjet e para të saj në xhirimet e "O Sa Mirë" (Foto)

Së fundmi, Adelina publikoi një fotografi shumë të veçantë së bashku me motrën e saj të vogël, Zanfina Ismailit, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar disa fjalë të sinqerta për të.

“Nuk ka rëndësi sa e gjatë është ajo, sa grua e bukur është bërë ajo, sa seriozisht e ka marrë ajo jetën… Ajo gjithmonë do të jetë princesha ime e vogël. Të dua Zan” (sic.), ka shkruar Adelina në Instagram.

Ndryshe, Adelina dhe Zanfina njihen si dy motrat më potente në estradën shqiptare, të cilat me vite kanë servuar këngë të veçanta për publikun shqiptar, me çka kanë ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme. /Telegrafi/

Exit mobile version