Site icon Telegrafi

Dedikimi i Agon Amigës për ditëlindjen e dytë të djalit

Agon Amiga (Foto: Instagram/agon.amiga)

Agon Amiga i ka kushtuar një dedikim në rrjetet sociale djalit të tij, i cili i ka mbushur dy vjet.

Reperi e ka publikuar një fotografi të përbashkët me djalin e tij në Instagram duke e uruar për ditëlindje.

“Urime ditëlindja e dytë djali im! Ishalla e ki shëndetin dhe je i lumtur në jetë”, është dedikimi i tij në rrjetet sociale.

Në korrik të vitit 2018, reperi i njohur u bë baba për herë të parë duke pritur në jetë djalin e tij.

Ky është fëmija i parë i Agonit me bashkëshorten e tij, Egzona, të cilin e kanë pagëzuar Noel. /Telegrafi/

Exit mobile version