Telegrafi

Dedikimet prekëse të të famshmëve pas vdekjes së aktorit Chadwick Boseman

Chadwick Boseman (Foto: Kevin C. Cox/Getty Images)

E gjithë bota u pikëllua për vdekjen e Chadwick Boseman, i cili ndërroi jetë të premten pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

Boseman, 43 vjeçar,  aktori amerikan i njohur për portretizimin e Jackie Robinson në “42” dhe James Brown në “Get on Up”, vdiq më 28 gusht (e premte).

Derisa vazhdoi të ngrihej në karrierë, ai iu nënshtrua ‘operacioneve të panumërta dhe kimioterapisë’ për të luftuar kancerin, tha familja e tij në një deklaratë. Boseman ishte diagnostikuar në fazën e tretë në 2016, por kurrë nuk foli publikisht për këtë.

Chadwick Boseman (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

I njëjti vdiq në shtëpinë e tij në zonën e Los Angeles me gruan dhe familjen në krah, i tha publicisti i tij Associated Press.

Lexo po ashtu Edhe Rita Ora shpreh ngushëllime për humbjen e Chadwick Boseman: Një superherë i vërtetë në skenë dhe jashtë saj

Dedikimet emocionale vërshuan menjëherë në rrjetet sociale, teksa një numër i madh personalitetesh të Hollywood-it shprehën ngushëllimet e tyre.

Në vazhdim ua sjellim postimet e tyre dedikuar Boseman:

/Telegrafi/