Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj së fundi është emëruar ambasador në Maqedoni, po i qëndron prapa deklaratave të tij për pushtimin nga Perandoria Osmane dhe më pas nga Serbia.
Për deklaratën e tij të parë ndaj Dedajt ishte ngritur kallëzim penal nga Ertan Simitçi, pjesëtar i komunitetit turk në Prizren.
Në kallëzim penal thuhet se gjuha e Gjergj Dedaj nxitë urrejtje, është përçarëse ose mos durimit kombëtar, racor, fetar e etnik. Simitçi pretendon se gjuha e Dedajt ka kaluar liritë e shprehjes së mendimit të lirë dhe është shkelur e drejta e një kombësie.
Dedaj ka shkruar një postim së fundi në profilin e tij në Facebook, ku i qëndron pas asaj që ka thënë për të kaluarën, derisa thotë se turqit dhe serbët, qytetarë të barabartë të Kosovës, s’kanë as pse të mburren e as pse të ndjehen të ofenduar.
Zëvendësministri ka thënë se mban përgjegjësi vetëm për atë që thotë për Perandorinë Otomane dhe Serbinë e Millosheviqit.
Dedaj, lidhje me këtë situatë ka shkruar dy postime në profilin e tij në Facebook, të cilat po i transmetojmë pa ndërhyrje, më poshtë:
Gjergjin e mbron Gjergji!
Distancohem publikisht nga çfaredo spekulimi dhe manipulimi ne emrin tim, për Turqinë apo Serbinë, dhe simbolet e tyre nacionale.
Une mbaje pergjegjesi vetem per ate çka e theme une personalisht, per Perandorine Otomane dhe Serbinë e Millosheviqit dhe se asnjë veprim, shkrim apo video montazh ne te cilin permendet me porosi apo qellim te keq emri im, nuk ka te beje me mua.
Kosova eshte shtet sovran dhe jo vilajet turk apo pokrahine serbe dhe une jam zevendesminister i Kosoves dhe jo zevendesvezir i Turqise.
Manipulimet me historine dhe me komunitetet ne Kosove, per qellime politike nuk iu bene ndere asnje shteti mik!
FLENI MIRE, POR MOS GENJENI KAQ SHUME!
Per disa media e portale kosovare, ndonje deputet matrapaz dhe i shpifur, apo analist sharllatan:
A u lodhte, apo ju vjen turp, apo skuqeni, sa shume shpifje e genjeshtra bete, vetem per tri dite !
Edhe njehere: Turqia dhe Serbia, perplote 6 shekuj kane qene sundimtaret me te eger dhe pushtuesit me barbare e popullit shqiptare! Ata kane bere krime dhe gjenocid ne keto troje. Turqet dhe Serbet e tashem te Kosoves nuk duhet te ndjehen krenare per ate kohe, por duhet te distancohen nga ajo kohe dhe nga ato krime barbare. Njekohesisht, nuk duhet te ndjehen fajtore as te ofenduar kur ate periudhe gjashteshekullore e quajme sakte siq ishte. Une kete e kam bere dhe do ta beje çdo here per pushtuesit turqo serb dhe asnjehere nuk merrem as me turqet dhe as serbet e Kosoves te cilet e gjykojne ate pushtim barbare dhe jane qytetare te barabarte te Republikes se Kosoves!
Ndërkaq ky është kallëzimi penal i konfirmuar nga Prokuroria e Prizrenit, i bërë nga Ertan Simitçi në Prizren: