Ish- zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se sot është dekretuar ambasador i Kosovës në Maqedoni.
Dedaj në një postim në rrjetin social Facebook tha se thellimi i bashkëpunimit dhe miqësisë me Republikën e Maqedonisë do të jetë prioritet i angazhimit të tij, në Shkup.
“Do jem ambasador i devotshëm dhe dinjitoz i Kosovës në Maqedoni. Falënderoj Presidentin Thaçi, për dekretimin tim, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shkup, si dhe një falënderim për Presidentin e Republikës së Maqedonisë Ivanov, për nënshkrimin e dekretimit tim, në këtë mision të rëndësishëm shtetëror. Thellimi i bashkëpunimit dhe miqësisë me Republikën e Maqedonisë, do mbetet prioritet i angazhimit tim në Shkup”, ka shkruar Dedaj në Facebook. /Telegrafi/